Sureja Al-Hujuraat — The Inner Apartments
Sureja Al-Hujuraat (The Inner Apartments) — 49/114 · 18 ajete. Lexo dhe dëgjo me tekstin arab dhe përkthimin në shqip.
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تُقَدِّمُواْ بَيۡنَ يَدَيِ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦۖ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمࣱ
O besimtarë, mos nxitoni (të vendosni) para All-llahut dhe Profetit të Tij, dhe frikësohuni All-llahut! All-llahu me të vërtetë dëgjon dhe është shumë i dijshëm
Ayah 1يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَرۡفَعُوٓاْ أَصۡوَٰتَكُمۡ فَوۡقَ صَوۡتِ ٱلنَّبِيِّ وَلَا تَجۡهَرُواْ لَهُۥ بِٱلۡقَوۡلِ كَجَهۡرِ بَعۡضِكُمۡ لِبَعۡضٍ أَن تَحۡبَطَ أَعۡمَٰلُكُمۡ وَأَنتُمۡ لَا تَشۡعُرُونَ
O besimtarë, mos ngritni zërin tuaj më lart se zëri i Profetit dhe me të mos bisedoni me zë të lartë, siç bisedoni, me zë, njëri me tjetrin, që të mos zhduken veprat tuaja e ju të mos e hetoni fare
Ayah 2إِنَّ ٱلَّذِينَ يَغُضُّونَ أَصۡوَٰتَهُمۡ عِندَ رَسُولِ ٱللَّهِ أُوْلَٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ ٱمۡتَحَنَ ٱللَّهُ قُلُوبَهُمۡ لِلتَّقۡوَىٰۚ لَهُم مَّغۡفِرَةࣱ وَأَجۡرٌ عَظِيمٌ
Ata që ulin zërat e tyre para profetit të All-llahut – e ata janë, zemrat e të cilëve All-llahu i ka kalitur në devotshmëri – vërtet i pret falja dhe shpërblim i madh
Ayah 3إِنَّ ٱلَّذِينَ يُنَادُونَكَ مِن وَرَآءِ ٱلۡحُجُرَٰتِ أَكۡثَرُهُمۡ لَا يَعۡقِلُونَ
Ata që të thërrasin prapa dhomave, shumica prej tyre nuk janë të mençur (s’kanë mendje për të kuptuar)
Ayah 4وَلَوۡ أَنَّهُمۡ صَبَرُواْ حَتَّىٰ تَخۡرُجَ إِلَيۡهِمۡ لَكَانَ خَيۡرࣰ ا لَّهُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورࣱ رَّحِيمࣱ
Sikur ata të duronin deri sa ti të dilje vetë, do të ishte më mirë; megjithatë All-llahu fal dhe është shumë i mëshirshëm
Ayah 5يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِن جَآءَكُمۡ فَاسِقُۢ بِنَبَإࣲ فَتَبَيَّنُوٓاْ أَن تُصِيبُواْ قَوۡمَۢا بِجَهَٰلَةࣲ فَتُصۡبِحُواْ عَلَىٰ مَا فَعَلۡتُمۡ نَٰدِمِينَ
O besimtarë, nëse ndonjë njeri i pandershëm u sjell ndonjë lajm, sqarone mirë, që të mos e goditni (dikë) nga padijenia e pastaj të pendoheni për shkak të asaj që keni bërë
Ayah 6وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ فِيكُمۡ رَسُولَ ٱللَّهِۚ لَوۡ يُطِيعُكُمۡ فِي كَثِيرࣲ مِّنَ ٱلۡأَمۡرِ لَعَنِتُّمۡ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ حَبَّبَ إِلَيۡكُمُ ٱلۡإِيمَٰنَ وَزَيَّنَهُۥ فِي قُلُوبِكُمۡ وَكَرَّهَ إِلَيۡكُمُ ٱلۡكُفۡرَ وَٱلۡفُسُوقَ وَٱلۡعِصۡيَانَۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلرَّٰشِدُونَ
Dhe ta dini se në mesin tuaj është Profeti i All-llahut. Po t’u dëgjonte juve, me të vërtetë, në shumë çka do t’ju rrezikonte; por All-llahu juve ju shtini simpati ndaj besimit dhe ua zbukuroi në zemrat tuaja, kurse mosbesimin, mosdëgjimin dhe mosmirënjohjen ua bëri të urrejtura. Të atillë janë në rrugë të drejtë
Ayah 7فَضۡلࣰ ا مِّنَ ٱللَّهِ وَنِعۡمَةࣰۚ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمࣱ
Me mirësinë dhe dhuntinë e All-llahut, sepse All-llahu është shumë i dijshëm dhe i urtë
Ayah 8وَإِن طَآئِفَتَانِ مِنَ ٱلۡمُؤۡمِنِينَ ٱقۡتَتَلُواْ فَأَصۡلِحُواْ بَيۡنَهُمَاۖ فَإِنۢ بَغَتۡ إِحۡدَىٰهُمَا عَلَى ٱلۡأُخۡرَىٰ فَقَٰتِلُواْ ٱلَّتِي تَبۡغِي حَتَّىٰ تَفِيٓءَ إِلَىٰٓ أَمۡرِ ٱللَّهِۚ فَإِن فَآءَتۡ فَأَصۡلِحُواْ بَيۡنَهُمَا بِٱلۡعَدۡلِ وَأَقۡسِطُوٓاْۖ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلۡمُقۡسِطِينَ
Nëse dy grupe besimtarësh bien në kundërshtim, pajtoni ata, e në qoftë se njëri nga ata, megjithatë i bën dëm tjetrit, atëherë luftone atë (grup) i cili ka bërë krime derisa t’u bindet normave të All-llahut. Nëse binden, atëherë pajtoni ata pa mbajtur anën e askujt, dhe jini të drejtë! All-llahu njëmend i do të drejtët
Ayah 9إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ إِخۡوَةࣱ فَأَصۡلِحُواْ بَيۡنَ أَخَوَيۡكُمۡۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ لَعَلَّكُمۡ تُرۡحَمُونَ
Pa dyshim besimtarët janë vëllezër, prandaj pajtoni dy vëllezër tuaj dhe kini frikë e ruajuni All-llahut, ndoshta u mëshiron
Ayah 10يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا يَسۡخَرۡ قَوۡمࣱ مِّن قَوۡمٍ عَسَىٰٓ أَن يَكُونُواْ خَيۡرࣰ ا مِّنۡهُمۡ وَلَا نِسَآءࣱ مِّن نِّسَآءٍ عَسَىٰٓ أَن يَكُنَّ خَيۡرࣰ ا مِّنۡهُنَّۖ وَلَا تَلۡمِزُوٓاْ أَنفُسَكُمۡ وَلَا تَنَابَزُواْ بِٱلۡأَلۡقَٰبِۖ بِئۡسَ ٱلِٱسۡمُ ٱلۡفُسُوقُ بَعۡدَ ٱلۡإِيمَٰنِۚ وَمَن لَّمۡ يَتُبۡ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ
O besimtarë, mos të tallen burrat njëri me tjetrin, mbase ata janë më të mirë se këta; por as gratë njëra me tjetrën, ndoshta ato janë më të mira se këto. Mos shkagoni vetvetën dhe mos i ngjitni njëri-tjetrit llagape (të këqia)! Pas besimit është shumë keq vënia e lagapit të keq. Dhe ata që nuk pendohen, ata janë mizorë
Ayah 11يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱجۡتَنِبُواْ كَثِيرࣰ ا مِّنَ ٱلظَّنِّ إِنَّ بَعۡضَ ٱلظَّنِّ إِثۡمࣱۖ وَلَا تَجَسَّسُواْ وَلَا يَغۡتَب بَّعۡضُكُم بَعۡضًاۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمۡ أَن يَأۡكُلَ لَحۡمَ أَخِيهِ مَيۡتࣰ ا فَكَرِهۡتُمُوهُۚ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ تَوَّابࣱ رَّحِيمࣱ
O besimtarë, shmanguni një mori parashikimesh! Disa parashikime, me të vërtetë janë mëkat. Dhe mos spiunoni njëri-tjetrin e as mos përgojoni njëri-tjetrinnnn! A do dikush prej jush të hajë mishin e vëllaut të vet të vdekur – ju atë e dini se është shumë keq – prandaj, ruajuni All-llahut; All-llahu, vërtetë, pranon pendimet dhe është shumë i mëshirshëm
Ayah 12يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ إِنَّا خَلَقۡنَٰكُم مِّن ذَكَرࣲ وَأُنثَىٰ وَجَعَلۡنَٰكُمۡ شُعُوبࣰ ا وَقَبَآئِلَ لِتَعَارَفُوٓاْۚ إِنَّ أَكۡرَمَكُمۡ عِندَ ٱللَّهِ أَتۡقَىٰكُمۡۚ إِنَّ ٱللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرࣱ
O njerëz, Ne ju kemi krijuar juve prej një mashkulli dhe një femre dhe u kemi bërë popuj e fise që ta njihni njëri-tjetrin. Më fisniku tek All-llahu është ai i cili më së shumti i ruhet Atij; All-llahu, me të vërtetë, është shumë i dijshëm dhe i informuar mirë
Ayah 13۞قَالَتِ ٱلۡأَعۡرَابُ ءَامَنَّاۖ قُل لَّمۡ تُؤۡمِنُواْ وَلَٰكِن قُولُوٓاْ أَسۡلَمۡنَا وَلَمَّا يَدۡخُلِ ٱلۡإِيمَٰنُ فِي قُلُوبِكُمۡۖ وَإِن تُطِيعُواْ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ لَا يَلِتۡكُم مِّنۡ أَعۡمَٰلِكُمۡ شَيۡـًٔاۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورࣱ رَّحِيمٌ
Disa beduinë thonë: “Ne besojmë!” thuaj: “Ju nuk besoni, por thuani: “Ne dorëzohemi!” sepse akoma në zemrat tuaja nuk ka hyrë besimi. Por nëse e dëgjoni All-llahun dhe Profetin e tij, Ai aspak nuk do t’ua zvoglojë shpërblimet për veprat tuaja. All-llahu, vërtetë, fal dhe është shumë i mëshirshëm
Ayah 14إِنَّمَا ٱلۡمُؤۡمِنُونَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ثُمَّ لَمۡ يَرۡتَابُواْ وَجَٰهَدُواْ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلصَّٰدِقُونَ
Besimtarë janë vetëm ata të cilët i besojnë All-llahut dhe Profetit të Tij, e pastaj nuk dyshojnë dhe luftojnë për hirë të All-llahut edhe me pasurinë dhe me jetën e tyre. Ata janë të sinqertë
Ayah 15قُلۡ أَتُعَلِّمُونَ ٱللَّهَ بِدِينِكُمۡ وَٱللَّهُ يَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ بِكُلِّ شَيۡءٍ عَلِيمࣱ
Thuaj: “Vallë a ju t’ia mësoni All-llahut fenë tuaj, kurse All-llahu i di ç’ka në qiej dhe në tokë. All-llahu di çdo gjë”
Ayah 16يَمُنُّونَ عَلَيۡكَ أَنۡ أَسۡلَمُواْۖ قُل لَّا تَمُنُّواْ عَلَيَّ إِسۡلَٰمَكُمۖ بَلِ ٱللَّهُ يَمُنُّ عَلَيۡكُمۡ أَنۡ هَدَىٰكُمۡ لِلۡإِيمَٰنِ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ
Ata që kanë pranuar fenë islame të shprehin mirësi ty. Thuaj: “Mos më shprehni mua falënderim që keni pranuar fenë islame, përkundrazi All-llahu juve ju ka shpërblyer me mirësi, që u ka udhëzuar në besim, nëse jeni të sinqertë”
Ayah 17إِنَّ ٱللَّهَ يَعۡلَمُ غَيۡبَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ وَٱللَّهُ بَصِيرُۢ بِمَا تَعۡمَلُونَ
All-llahu i di me siguri fshehtësitë e qiejve dhe të tokës, dhe All-llahu sheh mirë se çka punoni
Ayah 18